Arrestohen dy persona për therjen e 19 vjeçarit në Drenas

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për therjen me thikë të  një 19-vjeçari në Drenas, ngjarje që ka ndodhur javën e kaluar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme, sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin tentim-vrasje që ka ndodhë javën e kaluar në Drenas. Të arrestuarit janë H.Sh,, 26 vjeç, dhe A.B., 18-vjeç”, tha Ahmeti.

Një person ishte therur me thikë të premten në Drenas. Viktima pas plagëve të shkaktuara ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si tentim-vrasje.

19 vjeçari theret me thikë në qendër të Drenasit.