Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona për tentim grabitje në Prishtinë

Dy persona që tentuan të kryejnë një grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë janë arrestuar mbrëmjen e kaluar nga zyrtarët policor.

Ata veprën penale dyshohet se e kanë kryer në shkurt të këtij viti në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se pas hetimit disa mujor dje kanë finalizuar rastin duke identifikuar të dyshuarit 31 vjeçarin A.M., dhe 30 vjeçarin L.B.

Të njëjtit janë arrestuar dhe më pas janë intervistuar për ngjarjen që dyshohet se kanë kryer.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.