Arrestohen dy persona për rrahje në Fushë Kosovë, njëri ndër ta i mitur

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, njëri i mitur nën dyshimin se ishin përleshur fizikisht njëri me tjetrin.

Sipas Policisë, njëri prej të dyshuarve kishte tentuar ta godasë tjetrin me shkop bejsbolli dhe ia kishte ekspozuar një armë zjarri.

Si pasojë e përleshjes njëri prej të dyshuarve kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në raport thuhet se njësiti policor nga i dyshuari i kishte sekuestruar një pistoletë me dy fishek dhe shkopin e bejsbollit.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.