Ilustrim

Arrestohen dy persona për prostitucion në Skenderaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona nën dyshimin e bazuar për prostitucion.

Sipas forcave të rendit, një burrë dhe një grua dyshohen se në muajin mars 2021 kanë kryer vepren penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Rasti ka ndodhur në Skenderaj.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.