Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona për kontrabandim të kërpudhave

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e kërpudhave.

Rasti ka ndodhur më 15 mars në fshatin Koretin të Kamenicës.

Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit, dy personat janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor.