Arrestohen dy persona për kontrabandim të cigareve
28.11.2020 - 10:34
Dy persona janë arrestuar me urdhër të prokurorisë pasi janë zënë duke kontrabanduar cigare.
Rasti dyshohet të këtë ndodhur afër kufirit me Malin e Zi, më saktësisht mbi fshatin Jabllanicë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.
“Ndaj të dyshuarve rasti është hapur për vepër penale kontrabandimi i mallrave nga neni 311 të KPRK-së, janë sekuestruar mallrat që dyshohet të jenë kontrabanduar dhe do të parashtrohet kërkesa për sekuestrim dhe caktimin e masave të përkohshme të tyre” shtoi Qavolli.
Nga burimet e KALLXO.com janë siguruar foto nga vendi i ngjarjes.