Arrestohen dy persona për falsifikim të testit për COVID-19

Dy persona janë arrestuar për shkak se dyshohet se të njëjtit kanë lëshuar teste me rezultat negativ të COVID-19.

Të dyshuarit janë hetuar nga Policia e Kosovës dhe janë zënë në flagrancë në një laborator privat në Podujevë.

Me vendim të prokurorit, të dy janë ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi  i dokumenteve”, nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.