Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gërlicë të Ferizajt pasi të njëjtit e kanë mashtruar dy persona të tjerë në lidhje me një pronë 7.5 hektarësh.

Të dyshuarit kanë falsifikuar dokumentet lidhur me pronën dhe të njëjtën e kanë shitur në vlerë rreth 1 milion e 97 mijë euro.

Vepra dyshohet të jetë kryer në bashkëpunim edhe me tre persona tjerë shtetas të Republikës së Serbisë, ndërsa i dyshuari i tretë mashkull kosovar ndodhet në arrati.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore.