Arrestohen dy persona për dhunimin e të miturës në Drenas

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia në Drenas nën dyshimet për përfshirje në dhunimin e një të miture.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 23 shtator, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi që dyshohet se ka dhunuar të miturën, por për këtë rast ka qenë në dijeni edhe e dyshuara, por e njëjta nuk ka ndërmarrë asgjë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Viktima e këtij rasti është dërguar në strehimore, dhe sipas policisë duhet të bëjë ekzaminimin mjeko- ligjor.