Ilustrim

Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Fushë Kosovë dhe Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për dhunë në familje në dy vende të ndryshme në Kosovë; Gjilan dhe Fushë Kosovë.

Për rastin e parë në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka rrahur gruan e tij. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa për rastin e  dytë në Gjilan, Policia njofton se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka rrahur dhe kërcënuar gruan e tij.

Viktimës dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.