Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve mjekësore

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua në Prishtinë në dyshimet për falsifikim të dokumenteve mjekërore.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune hetimore nga policia, ndërsa rasti dyshohet të ketë ndodhur më 30 mars të këtij viti.

Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat, me qëllim të përftimit të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Më urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryet të gjitha kontrollet në banesat e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një lap top.

Në konsultim me prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.