Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohen dy persona në Vushtrri, sulmuan fizikisht një polic

Dy persona kanë përfunduar prapa grilave të premten, më 23.08.2024 në Vushtrri.

Të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar një zyrtar policor derisa ai ishte duke kryer punën e tij.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në veturë duke mos i respektuar urdhrat i kanë penguar zyrtarët policorë  në kryerje të detyrës zyrtare, e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët të cilit i kanë shkaktuar  lëndime trupore  për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor” – thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.