Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona në Shtime për trafikim me qenie njerëzore

Dy persona nga Komuna e Shtimes janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pas një operacioni policor në lidhje me veprën penale trafikim me qenie njerëzore.

Policia ka njoftuar se pas një hetimi disa mujore, Gjykata kishte lëshuar një urdhër kontroll për katër lokacione të ndryshme në Komunën e Shtimes.

Dje nga policia janë bastisur dy shtëpi banimi, një banesë dhe një kafiteri për shkak te dyshimit të bazuar për veprën penale të lartcekur.

Gjatë kontrollit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për veprën penale trafikim me qenie njerëzore për shkak se kanë strehuar, shfrytëzuar për punë viktimën femër kosovare.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.