Arrestohen dy persona në Prizren, i plaçkiten dy të mitur

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme i ka arrestuar dy persona në Prizren nën dyshimin se nën kërcënimin e thikës i kanë plaçkitur dy persona.

Sipas Policisë, viktimat kanë qenë të mitur.

Të dyshuarit, nën kërcënimin e thikës i kanë detyruar të miturit që t’u ua japin kuletën dhe 5 euro para të gatshme.

Pas arrestimit, Policia nga të dyshuarit ka konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të premten në mesditë në rrugën ‘Enver Haradinaj’ në Prizren.