Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për vjedhje

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Prizrenit.

KALLXO.com mëson se tri ditë më parë rreth orës 18:00 një person kishte njoftuar Policinë për thyerjen e veturës së tij.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Nga vetura sipas informacioneve të KALLXO.com ishin vjedhur katër palë syze dielli vlera e të cilave arrinte në 1 mijë euro.

Pas një pune operative, gjatë ditës së sotme është bërë e mundshme edhe arrestimi i personave të dyshimtë për rastin.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje ndërsa të njëjtit janë intervistuar në prani të mbrojtësve të tyre.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me urdhër të këtij të fundit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.