
Ilustrim
Arrestohen dy persona në Prishtinë, sekuestrohen substanca narkotike në banesat e tyre
07.2.2025 - 11:32
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë për: “blerje, posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike”.
Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se gjatë kontrollit të realizuar më 06.02.2025, në banesat e të dyshuarve në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar substanca narkotike.
Policia ka sekuestruar: 106,7 gramë kërpudha narkotike, 186 copë ekstazi, 17 gramë narkotikë MDMA, 22.1 gramë kokainë, 209.2 gramë ketaminë, 0.7 gram marihuanë, 440 euro dhe 2 peshore elektrike.
“Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në Raport, më 07.02.2025.