Ilustrim - Policia në aksion
Arrestohen dy persona në Prishtinë, hapën lokalet e tyre
25.3.2020 - 11:21
Dy persona janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt pasi të njëjtit kishin hapur lokalet e tyre duke bërë kështu që të shkelet vendimi i Qeverisë së Kosovës i marrë më 13 mars.
Policia ka njoftuar se dy personat janë arrestuar njëri në rrugën “19 Qershori” në Prishtinë e tjetri në Gllogoc.
Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e epidemisë Covid-19.
Njëri nga vendimet është edhe mbyllja e lokaleve dhe shërbimi i pijeve brenda tyre.