Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për disa vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme, të cilët dyshohen për disa raste të vjedhjeve.

Sipas Policisë, dyshohet se kanë vjedhur veshmbathje në tregun e qytetit, bateri nga dy kamionë si dhe një radio nga një veturë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.