Ilustrim
Arrestohen dy persona në Podujevë, dyshohet se kanosën e sulmuan dy policë
08.12.2024 - 08:53
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Podujevë.
Sipas Policisë, të dyshuarit nuk u janë binduar urdhrave të zyrtarëve policorë dhe më pas të njëjtit i kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht.
Dy zyrtarët policorë, viktima në këtë rast, kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Podujevë më 06.12.2024, në ora 23:10.
I njëjti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.