Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Arrestohen dy persona në Malishevë, iu gjenden shumë e madhe parash

Dy persona, shtetas shqiptar janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje pas mesnatës në Malishevë.

Në veturën e të dyshuarave Policia ka gjetur dhe sekuestruar 16 mijë funta angeleze dhe 26 mijë euro para kesh.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, si dhe është sekuestruar edhe vetura përkohësisht.