Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona, në lokal iu gjetë droga

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona pasi iu gjetën dhe sekuestruan 45 qese të mbështjella me foli alumini, një cigare me substancë narkotike marihuanë, një mulli për bluarje të substancave narkotike dhe një peshore digjitale.

Sipas Policisë, njësitet policore kanë hasur në këto substanca narkotike gjatë kontrollit në lokalin e njërit prej të dyshuarve.

“Ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar një cigare narkotike e llojit marihuana”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, siç njofton Policia, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë në rrugën Bajram Bahtiri, në orët e vona të mbrëmjes së 26 tetorit.