Ilustrim

Arrestohen dy persona në Gjilan, kapen me drogë dhe armatim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi në veturën e tyre gjatë kontrollit është gjetur një armë me dy fishekë.

Policia ka njoftuar se është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit të tretë dhe aty janë gjetur një sasi me substance narkotike, një revole me gas, dy radiolidhje dhe një granatë dore.

Sipas njoftimit granata është tërhequr nga njësiti i FSK-së.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.