![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-Arrestim.jpg)
Arrestohen dy persona në Gjakovë për armë pa leje, e sulm ndaj policëve
09.12.2024 - 11:23
Dy persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, më 08.12.2024.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku tek njëri është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një thikë dhe një bokës të metalit, ndërsa i dyshuarit tjetër kishte penguar zyrtarët policor gjatë arrestimit”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë më 09.12.2024.
Në këtë raport gjithashtu thuhet se të dyshuarit ishin në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.