Arrestohen dy persona në Ferizaj

B.B, 46, dhe M.B, 52 vjeçar, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, ku dyshohet se situata eskaloi deri në atë masë sa B.B e ka kërcënuar me armë, personin tjetër.

Rasti ka ndodhur mesditën e sotme në Ferizaj, ndërsa Policia ka arritur në vend të ngjarjes dhe me tu afruar ka urdhëruar B.B që të lëshoj armën me të cilën kërcënonte qytetarin M.B.

I dyshuari, u bindet urdhrave policore dhe pastaj Policia që të dy personat, i arreston dhe konfiskon edhe armën, pistoletë e mbushur me nëntë fishekë.

“Me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt, përkatësisht gjyqtarit të procedurës paraprake, bastiset shtëpia e të dyshuarit B.B, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me 10 fishek dhe një thikë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njëri për kanosje me armë zjarri tjetri për sulm.

Ky rast është duke u hetuar nga Sektori i Njësisë së Hetimeve në Ferizaj.