Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se sulmuan fizikisht një person

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi që dyshohet se kanë kanosur dhe sulmuar një person tjetër.

Sipas njoftimit, policia ka marrë informatën rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personat e dyshuar me inicialet A.S., 29-vjeçar dhe E.V., i moshës 27-vjeçare.

Ndërsa viktima është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Gjatë shoqërimit në stacionin e policisë, të dyshuarve iu është bërë alkool-testi dhe kanë rezultuar se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Gjithashtu policia ka gjetur e më pas konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është hapur procedura ‘Lëndim i lehtë trupr’ dhe ‘kanosje’.