Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona lidhur me grabitjen e armatosur gjatë ditës së sotme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me grabitjen e armatosur, e cila ndodhi gjatë ditës së sotme në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë.

Policia bën të ditur se të arrestuari janë të dyshuarit me inicialet A. K., 37 vjeç dhe B. N., 35 vjeç, që të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se është konfiskuar edhe një armë.

Kallxo.com gjatë ditës ka raportuar lidhur me grabitjen e armatosur.

Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur

Prishtinë, 2 tetor 2021-Sot, rreth orës 13:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar janë grabitë një shumë parash në një market.

Ka qenë reagimi i shpejtë, i Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ai që ka mundësuar, identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme.

Personat e dyshuar :
-A.K, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-B.N, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku dy raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje.