Arrestohen dy persona, i mashtruan qytetarët se do t’i punësonin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtare ka raportuar se një grua dhe një burrë dyshohet se kanë mashtruar qytetarët duke iu marrë para.

Të njëjtit dyshohet se u premtonin qytetarëve se do t’i punësojnë dhe do t’ju ndajnë banesa.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë përmendur edhe ankuesen e cila nuk ishte në dijeni për rastin.

“Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet më tutje.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut .