Ilustrim

Arrestohen dy persona, dyshohen se poseduan 91 copë nga 2 euro të falsifikuara

Dy burra nga Mitrovica janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtët kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit ishin ndaluar deri sa kishin qenë duke udhëtuar me një veturë me targa vendore.

Gjatë kontrollit në veturë dhe tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar 91 copë nga 2 euro para të metalta, që gjithsej janë 180 euro që dyshohen se janë të falsifikuara.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë, më datën 29 janar 2023, rreth orës 22:10.

Policia ka thënë se të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.