
Ilustrim
Arrestohen dy persona, dyshohen për thyerje biznesesh e vjedhje
Policia e Shtetit ka arritur që të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar të cilët dyshohet se kishin kryer vepër penale atë të vjedhjes dhe thyerjes së banesave e objekte tjera.
Si rezultat i veprimeve hetimore nga kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë, është arritur që të zbardhen disa raste të vjedhjeve në kuadër të operacionit policor të koduar “THE END”.
Dy të arrestuarit janë A. L., 35 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, këta shtetas janë kapur në flagrancë, ditën e djeshme, pasi kishin vjedhur një biçikletë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 19.01.2025, kanë vjedhur me thyerje në një biznes, disa pajisje elektronike”- thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. L., shërbimet e Policisë kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelek antiplumb, rrip multifunksional si i Policisë, sende të tjera që përdor Policia, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.