Ilustrim
Arrestohen dy nxënës të një shkolle në Rahovec
28.9.2024 - 10:04
Policia e Kosovës ka arrestuar dy nxënës të një shkolle në Rahovec.
Sipas raportit 24-orësh, dy të dyshuarit janë arrestuar për shkak se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim.
Rasti i cili është regjistruar si “lëndim i lehtë trupor” ka ndodhur në rrugën “Gëzim Hamza” në Rahovec më 27.09.2024, në ora 09:20.