Arrestohen dy ish-drejtorë në Telekomin e Kosovës

Dy ish-zyrtarë të lartë të Telekomit të Kosovës janë arrestuar sot.

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar se në një aksion të Policisë në ndërmarrjen publike janë arrestuar një ish-drejtor i financave dhe një ish-drejtor i marketingut.

Përveç kësaj, janë arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj ndërmarrje.

Të gjithë këta po intevistohen momentalisht nga Njësiti i Krimeve Ekonomike.