Foto: Ilustrim

Arrestohen dy gra të dyshuara për ushtrim prostitucioni

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy gra të dyshuara për kryerjen e veprës së prostitucionit.

Për rastin i cili ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Prishtinë është njoftuar edhe prokurori.

Me konsultim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.