foto: Ilustrim

Arrestohen dy gjilanas për marrje me prostitucion

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në Gjilan nën dyshimin për marrje me prostitucion.

Policia ka njoftuar se arrestimi i burrit dhe gruas të dyshuar për prostitucion është bërë dje rreth orës 15:00.

Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë.