
Foto: KALLXO.com
Arrestohen dy gjilanas pasi iu konfiskuan mjete të bastoreve
14.11.2020 - 17:06
Polica e Kosovës i ka arrestuar tre persona për shkak të zhvillimit të veprimtarisë së bastoreve.
Sipas policisë, nga të dyshuarit janë konfiskuar një televizor, një kompjuter, një monitor dhe një shtypës i tiketave të bastorës.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan të premten rreth orës 16:10.