Arrestohen dy burra për dhunë ndaj grave të tyre

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë në familje në dy raste të ndryshme, në Podujevë dhe në Rahovec.

Në Podujevë, sipas policisë një person ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkaq, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.

Po ashtu në Rahovec është arrestuar një person i dyshuar i cili në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim të policisë.