Ilustrim

Arrestohen dy burra në Prishtinë për vrasje të rëndë në tentativë

Dy burra në Prishtinë janë arrestuar të dielën rreth orës 21:30 pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri dhe një gruaje.

“Lidhur me rastin nga të shtënat të lënduar nuk ka, por lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit nga një mjet i mprehtë (thikë) me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, PK-ja ka njoftuar se njësitet policore në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse rasti vazhdon në proces hetimor.