
Foto: Ilustrim
Arrestohen dhe më pas lirohen dy persona në Prishtinë për posedim të substancave narkotike
26.5.2023 - 10:51
Dy burra në Prishtinë janë arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00, pasi Policia ka gjetur tek ta substanca narkotike.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës është shpjeguar se te njëri i dyshuar është gjetur një sasi e marihuanës, ndërsa te tjetri janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me kokainë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt” – është bërë e ditur në njoftimin e Policisë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”.