
Ilustrim
Arrestohen burrë e grua në Zubin Potok, dyshohen për dhunë në familje
01.2.2025 - 08:44
Një grua dhe një burrë në Zubin Potok janë arrestuar më 30.01.2025 nën dyshimin për dhunë në familje e lëndim trupor.
Policia ka njoftuar se çifti bashkëshortor dyshohet se deri sa ishin në ndikim të alkoolit janë përleshur mes vete edhe fizikisht.
Të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor.
Në lidhje me rastin, është informuar edhe prokurori kujdestar.
Me vendim të prokurorit burri është dërguar në mbajtje, ndërsa e gruaja në strehimore.