Foto: Ilustrim

Arrestohen babë e djalë, kanosën zyrtarët policor në detyrë

Baba e djalë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi kanë penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës. Siç raporton Policia, gjatë kontrollit që kanë ushtruar bashkë me inspektorët e AUV-it për zbatimin e masave antiCOVID-19, ata kanë hasur në rezistencë të pronarëve të një lokali që po vazhdonte aktivitetin pa respektuar vendimin e Qeverisë.

Policia dhe inspektorët e AUV-it kanë kërkuar nga pronarët e lokalit dokumentacion e nevojshëm por që ata fillimisht ka refuzuar të prezantoj dokumentacion dhe pastaj së bashku kanë penguar, fyer dhe kanosur zyrtarët policor.

Gjatë arrestimit, të dyshuarit kanë bërë rezistencë duke i shtyrë policët dhe më këtë rast zyrtarët policor janë detyruar të përdorin sprej.

Pas intervistës, më urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.