Ilustrim

Arrestohen babai e djali, dyshohet se rrahën dy persona të tjerë

Mbrëmë rreth orës 20 në Pejë, janë arrestuar nga policia dy persona babë e djalë nën dyshimin se janë rrahur me dy persona të tjerë.

Policia ka njoftuar se gjatë rrahjes të dyshuarit kanë përdorur edhe mjet të mprehtë.

Të lënduarit kanë pranuar edhe tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Me vendim të këtij të fundit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.