Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohen babai dhe nëna në Istog, dyshohet se detyruan fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë

Policia e Kosovës ka arrestuar prindërit, babain dhe nënën, e disa fëmijëve në Istog, për shkak se të njëjtit i kanë detyruar fëmijët e tyre për të kërkuar lëmoshë.

Të dyshuarit janë E.G i lindur më 1992 dhe bashkëshortja e tij.

Sipas Policisë, sot janë informuar se në rrugën “2 Korriku” në Istog, nga një kombi kanë dalur disa fëmijë për të kërkuar lëmoshë.

“Menjёherё rastit iu kanё pёrgjigjur njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, tё cilёt e kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin: E.G.  i lindur me 1992. I njëjti ёshtё intervistuar, mё pas ёshtё arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ёshtё e pёrfshirё nё kёtё vepёr penale”- bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Rasti u cilësua si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё i dyshuari tё dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa e dyshuara ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.