Vjedhja e druve, aksioni i Policisë në Shtërpcë, Foto: PK

Arrestohen 9 persona për vjedhje të pyjeve në Shtërpcë, tre dërgohen në ndalim (FOTO)

Nëntë persona janë arrestuar në Shtërpcë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale vjedhje e pyjeve.

Të njëjtit janë arrestuar gjatë aksionit në pjesën e Parkut Nacional “Sharri”, në fshatin Berevce të Shtërpcës.

Personat me inicialet L.N., 20 vjeçar, A.A., 33 vjeçar she S.A, 35 vjeçar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjashtë të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt sipas vendimit të prokurorit të shtetit.

Ndërkaq, si prova materiale janë konfiskuar 5 traktorë, disa motorsharra dhe një sasi e drunjëve.
Rasti është cilësuar ” Vjedhje e pyjeve”.
Vjedhja e druve, aksioni i Policisë në Shtërpcë, Foto: PK

 

Foto nga aksioni i Policisë së Rajonit të Ferizajt në Shtërpcë, Foto: PK
Vjedhja e druve, aksioni i Policisë në Shtërpcë, Foto: PK