Ilustrim

Arrestohen 8 persona në Istog, dyshohet se organizuan lojëra të fatit

Policia e Kosovës në Istog ka arrestuar 8 persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e lojërave të fatit.

Arrestimi ka ndodhur mesditën e së premtes.

Me vendim të prokurorit, pronari i lokalit është arrestuar, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tetë persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit ishin përfshirë në lojëra të fatit. Me vendim të prokurorit pronari i lokalit  dërgohet në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lojërat e fatit janë të ndaluara me Ligj në Republikën e Kosovës.

Muaj më parë, Policia e Kosovës përmes një aksioni të madh asgjësoi një numër të madh të lokaleve në Karaqevë ku dyshohet se kishin ushtruar veprimtari të organizimit të lojërave të fatit.

Aksioni në Karaçevë, IPK arreston disa zyrtarë të Policisë në lidhje me kazinotë ilegale – FOTO