Foto: Ilustrim

Arrestohen 7 të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona për lëndim të rëndë trupor pas përleshjes që ka ndodhur sot në rrugën “Enver Maloku” në Fushë-Kosovë.

Këtë arrestim për KALLXO.com e ka konfirmuar Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Pas marrjes së infomacionit për përleshjen e lartpërmendur PK ka filluar hetimet ku është kuptuar se një mosmarrëveshje e mëhershme ka cuar në përleshje.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje e mëhershme në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta nga përdorimi i të cilave njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore(frakturë në hundë) të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore,” ka thënë Ahmeti

Sipas Ahmetit, personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.