Foto: Policia Nacional, 30 June 2022 Facebook

Arrestohen 7 shqiptarë në Spanjë për drogë, një 25-vjeçar vdes teksa tentoi t’i ikte policisë

Një 25-vjeçar shqiptar dhe shtatë të tjerë janë arrestuar nga policia e Spanjës, pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Valencia, shkruan media spanjolle Levante.

Të tetë personat raportohen të jenë me kombësi shqiptare.

25-vjeçari ka humbur jetën pas tentativës për t’i shpëtuar policisë, teksa ra nga çatia e magazinës industriale të një anijeje, e cila përdorej për kultivimin e marijuanës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku të tetë shqiptarët po tentonin të merrnin sasinë e marijuanës.

Pas arrestimit të tyre, ekipi mjekësor tha se vdekja e 25-vjeçarit shqiptar u shkaktua si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë.

Brenda magazinës në anije, policia zbuloi më shumë se 700 bimë narkotike marijuana të faza të ndryshme të rritjes, të cilat u sekuestruan.