Arrestohen 7 persona, u rrahën në kafiteri të ‘Muzikës Live’

7 persona janë arrestuar natën e mbrëmshme në Prizren pasi që ishin rrahur mes vete në një lokal ku ka “Muzikë Live”, në rrugën “Tranziti i Vjetër” në Prizren.

Sipas policisë, janë identifikuar personat e dyshuar të përfshirë si në vijim: A.D, 1973, Sh.Th 1977, Sh.B 1975, B.A 1974, A.A, 1971, Z.R 1979 dhe M.S 1977, të gjithë me shtetësi të Kosovës.

Policia potencon se të dyshuarve u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 1 pistoletë, fishekë dhe karikatorë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacioni policor në Prizren veri, janë intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit janë ndaluar për 48 orë. Rasti, sipas policisë, është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren Veri.