Arrestohen 4 vëllezër, kanosën zyrtarët komunalë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, vëllezër, nën dyshimin se kanë kanosur dhe penguar zyrtarët komunalë në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti i kanosjes ka ndodhur të premten, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar të shtunën, në Gllogoc.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

Rasti është duke u hetuar.