Fajdetë në Prizren, dy policë në mesin e 4 të arrestuarve

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë në Prizren ka arrestuar sot katër persona, dy prej tyre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për fajde.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se, pas zbatimit të hetimit penal të filluar në korrik të vitit 2020 në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IKP), ku në bazë të rezultateve të hetimit sot me datë 15 qershor 2021, janë arrestuar katër persona, dy prej tyre persona zyrtarë – pjestarë të Policisë së Kosovës, si dhe dy qytetarë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim për media.

Sipas Prokurorisë në Prizren, personat e arrestuar e të dyshuar janë: N.K., I I.F.,i K.G., dhe A.K..

Të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdojë me veprime të tjera procedurale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështje penale.