Arrestohen 4 persona në tregun e automjeteve në Prishtinë, konfiskohen thika, elektroshokë e boksa të hekurit

Policia e Kosovës dje ka arrestuar katër persona në tregun e automjeteve në Prishtinë.

Njëri është arrestuar pasi është hasur në treg duke shituar elektroshok dhe thika të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar.

I dyshuari tjetër është arrestuar pasi ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar.

Të tretit i janë konfiskuar thika të ndryshme dhe bokse të metalit. I dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit i janë konfiskuar mjetet e ftohta.

I dyshuari i katër është arrestuar pasi është vërejtur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë liruar dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt.