Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohen 4 persona në Rahovec, i kanosën verbalisht policët

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa zyrtarët policorë në Rahovec u kanosën verbalisht nga drejtuesi i një traktori dhe tre të dyshuar të tjerë.

Sipas Policisë, zyrtarët policorë gjatë patrullimit kishin hasur në një traktor, të cilit i kishin kërkuar që mjeti me rimorkio të largohet nga trafiku.

Policia njofton se drejtuesi i traktorit dhe tre të dyshuar tjerë nuk i kanë respektuar urdhrat dhe kjo ka çuar te kanosja e zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur më 26.11.2024, rreth orës 09:52.

“Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 27.11.2024.

Rasti është iniciuar si kanosje ndaj personit zyrtar.